-
Kush e ka themeluar
-
Pse është themeluar
-
Misioni i shoqatës
Kush e ka themeluar?
Shoqata "IRSH" është themeluar nga një grup studentësh dhe profesorësh në Prill të vitit 1994 dhe është miratuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Qershor të vitit 1994.
“IRSH” punon për zhvillimin e shoqërise civile në Shqipëri si dhe promovimin e Paqes dhe Stabilitetit në Ballkan.
“IRSH“ është një OJQ (me rreth 200 anëtarë ku shumica e tyre janë vullnetarë) ku individë, grupe, OJQ partnerë sipas profilit të tyre janë të grupuara në departamente dhe seicili prej tyre ka një përfaqësues në Bordin e shoqatës.
Pse është themeluar?
Gjatë viteve 1990-1994 Shqipëria është përfshirë në një sërë procesesh demokratike duke ndryshuar njëkohësisht edhe sistemin politik të qeverisjes. Por njerëzit e thjeshtë dhe në mënyrë të veçantë intelektualët nuk ishin duke marrë pjesë në mënyrë aktive në zhvillimet që kishin përfshirë shoqërinë tonë. Kështu që me qëllimin për të promovuar shoqërine civile shqiptare u themelua “IRSH” në vitin 1994. Kjo ishte një iniciativë e studentëve dhe profesorëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Në mënyrë që të jenë sa më realistë studentët vendosën në emrin e shoqatës fjalën “SHPRESE” e cila ka një kuptim të përgjithshëm sepse këta studentë:
“SHPRESE” për të qenë Intelektualë të mirë
“SHPRESE” për të ndryshuar realitetin Shqiptar
“SHPRESE” për të promovuar shoqërine civile Shqiptare.
Misioni i shoqatës
“IRSH” është një shoqatë social-kulturore, e pavarur, jo-politike dhe jofitimprurëse e miratuar nga Ministria e Rinisë Kulturës dhe Sporteve të Shqipërise. Ne përfaqësojmë njerëz që shpresojnë të jenë Intelektualë si mësues, profesorë të Universiteteve, studentë, inxhinierë, avokatë, doktorë, ekonomistë dhe grupe të ndryshme nga OJQ.
Emri i shoqatës “Intelektualet e rinj, Shprese” kupton që ne kemi:
“SHPRESE” për të qenë Intelektualë të mirë
“SHPRESE” për të ndryshuar realitetin Shqiptar
“SHPRESE” për të promovuar shoqërinë civile Shqiptare.