Transparenca dhe Përgjegjësia në Nivel Vendor - Vlerësimi i Proceseve të Konsultimit Publik
Përgatitja e këtij raporti është bërë nga Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike” në kuadër të projektit “Nxitja e Mbikëqyrjes Qytetare mbi Përgjegjshmërinë Politike” financuar nga National Endowment for Democracy dhe Olof Palme International Center. Rrjeti POP përmes këtij programi synon të përmirësojë qeverisjen dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve publike, si dhe mbrojtjes efektive të të drejtave të njeriut, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të OSHC-ve për të ndikuar në proceset e politikave të përfaqësuesve të tyre vendorë bashkiakë. Në Shkodër, studimi është përgatitur nga shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë”, organizatë anëtare e Rrjetit POP, me synimin kryesor që organizatat lokale të veprojnë si grupe presioni për të advokuar në qeveritë e tyre vendore për të identifikuar prioritetet e zhvillimit, në mënyrë që politikat dhe programet të bazohen në nevojat lokale, si dhe në mundësitë dhe kapacitetet e disponueshme. Studimi “Transparenca dhe Përgjegjësia në Nivel Vendor - Vlerësimi i Proceseve të Konsultimit Publik në Shkodër” vlerësoi situatën e realizimit të ligjit të Njoftimit dhe Konsultimit Publik për periudhën Shtator 2023 – Maj 2024, përmes moinitorimit të dëgjesave publike duke nxitur diskutimin midis aktorëve të përfshirë për njohjen dhe zbatimin e ligjit, si dhe përgatiti disa rekomandime konkrete në nivel të Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore (NjVQV)
Kontrata Sociale Shkodër 2023-2027
Përballja e Ofertave Politike – POP, është një nismë e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Nëpërmjet këtij projekti Rrjeti Pop, synon të forcojë bashkëpunimin me qytetarët në përfshirjen e tyre në vendimmarrje në nivel vendor, duke qenë një urë lidhëse mes tyre (qytetarëve) dhe pushtetit vendor për sa i përket transparencës, llogaridhënies dhe demokracisë vendore.
Raport perceptimi i korrupsionit në shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës
Ky raport u pergatit me iniciativen e shoqates “Intelektualet e rinj, Shprese”, për të nxitur luften kunder korrupsionit nepermjet edukimit ligjore te te rinjve, me mbështetjen financiare të Agjensise per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile në Shqipëri përmes financimit të Qeverisë Shqiptare.
Zgjedhjet Parlamentare 25 Prill 2021
Ky raport u përgatit me iniciativën e shoqatës “Intelektualët e rinj, Shpresë”, në kuadër të
projektit “Dëgjo Zërin Tim” si pjesë e projektit “Unë marr pjesë. Zëri im, vota ime vlen”
mbështetur nga Bashkiami Europian dhe zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në
partneritet me CIVIL RIGHTS DEFENDERS dhe Instituti i Studimeve Politike / Institute for
Political Studies
Kontrata Sociale
Përballja e Ofertave Politike – POP 2019, është një nismë e rrjetit të 11 organizatave të shoqërisë civile
shqiptare në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale të 30 Qershorit 2019. POP 2019 synon të rrisë debatin publik dhe informacionin te qytetarët mbi platformat elektorale të partive dhe kandidatëve për kryetarë bashkie, si dhe orientimin e këtyre platformave drejt nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve. Përmes aktiviteteve projekti synon të forcojë demokracinë shqiptare, duke
nxitur transparencën dhe llogaridhënien gjatë zgjedhjeve dhe periudhës pas tyre.
MONITORIMI I BASHKISË SHKODËR NË LIDHJE ME MASAT E NDËRMARRA NË KUADËR TË PANDEMISË COVID–19
Raporti i Monitorimit te Bashkisë Shkodër prezanton masat e ndërmarra në kuadër të COVID 19. Ky raport ështe përgatitur nga shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë” në kuadër të projektit POP 2020 “Monitorimi i zbatimit të kontratës sociale në nivel lokal” të mbështetur nga Olof Palme Centre International, përmes mbështetjes financiare të Qeverisë Suedeze.
DRAFT PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR RININË NË BASHKINË SHKODËR
Ky plan synon t’i vendosë të rinjtë dhe të rejat në qendër të vëmendjes së punës dhe përpjekjeve të Bashkisë Shkodër përgjatë 3 viteve të ardhshme, duke i konsideruar ata një komponent të rëndësishëm në përparimin qytetar.
Ndertojmë të Ardhme Transparente në Shqipëri - Raport Monitorimi
Ky raport u pergatit me iniciativen e shoqates “Intelektualet e rinj, Shprese”, në kuadër të projektit “Ndertojme të Ardhme Transparente në Shqipëri” me mbështetjen financiare të “The United Nations Democracy Fund” UNDEF.
Progres Raport
E drejta e informimit dhe transparenca përbën një nga elementët thelbësorë që duhet të garantohen për të gjithë qytetarët, nga të gjithë institucionet publike. Transparenca nënkupton ndarjen e informacionit si edhe ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve në mënyrë të hapur me publikun.
Progres Raport
Në kuadër të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë, organet publike duhet të orientohen drejt një qeverisjeje transparente dhe të hapur, ku publikut, brenda kornizave ligjore, duhet t’i garantohet e drejta për informim dhe njëkohësisht e drejta për të marrë pjesë në proceset vendimarrëse dhe politikbërëse të shtetit.
Deklarate shtypi
Në kuadrin e projektit “Ndërtojmë së bashku të ardhme transparente në Shqipëri“ i cili zbatohet nga shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë“ (IRSH) me mbështetjen e UNDEF, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Shkodër, Komisionin Qëndrore të Zgjedhjeve dhe Drejtorinë e Policisë Shkodër , me datë 20 Tetor 2017 jane zhvilluar zgjedhjet për deputete në Parlamentin Rinore Shkodër.
Progres raport për Bashkinë Shkodër Shtator 2017
Në muajin Prill 2016, Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë” publikoj Raportin e parë mbi Transparencën në Bashkinë Shkodër i cili fokusohej në zbatimin e ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” si dhe në zhvillimin e procesit të konsultimit publik në zbatim të ligjit Nr. 146/2014, “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.
PARLAMENTI RINOR SHKODER
Parlamenti Rinor Shkoder vepron qe ne vitin 2000 ne Prefekturen Shkoder duke u shtrire ne shkollat e mesme te Prefektures Shkoder. Parlamenti Rinor synon zhvillimin e lidershipit rinor duke hapur rruge te komunikimit dhe dialogut per zgjidhjen e problematikave rinore.
KËRKESË PER TRANSPARENCE ME PUBLIKUN
Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë” që nga muaji Maj 2016 është angazhuar plotësisht në monitorimin e shoqërisë publike “Klubi Futbollit VLLAZNIA” sh.a proces i cili do të vazhdoj deri në fillimin e procedurave të privatizimit. Për këtë qëllim në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar bashkpunimin me Bashkinë Shkodër për të rritur shkallën e transparencës dhe të përgjegjëshmërisë në këtë shoqëri!
Leter e Hapur Keshillit Bashkiak
Shoqata “Intelektualet e rinj, Shprese” ne kuader te projektit “Behu Aktiv, Nderto te Ardhmen” te mbeshtetur nga Olof Palme International Center nepermjet financimit te Qeverise Suedeze, qe ne muajin Maj 2016, ne kuader te monitorimit te transparences ne Bashine Shkoder ka ndermarre monitorimin e aktivitetit te shoqerise “KLUBI FUTBOLLIT VLLAZNIA” sh.a.
Transparenca në Bashkinë Shkodër, Shoqëria “KLUBI I FUTBOLLIT VLLAZNIA” sh.a.
Publikimi i këtij raporti niset nga ndjeshmëria e lartë publike për të bërë transparente zbatimin e ligjshmërisë në shoqërinë aksionere “KLUBI I FUTBOLLIT VLLAZNIA”. Ndonëse ka patur kërkesa të shumta për të bërë transparencën e kësaj shoqërie duhet theksuar se drejtuesit vendore nuk e kanë realizuar asnjëherë një proces të tillë. Prandaj nisma e ndërmarrë nga një organizatë e shoqërisë civile, për të hedhur dritë mbi transparencën, ndërtimin funksionimin dhe veprimtarinë e shoqërisë “Vllaznia” sh.a. nëpërmjet prezantimit të fakteve dhe argumentave ligjore, merr një rëndësi të veçantë.
Transparenca në Bashkinë Shkodër
Për një qeverisje të mirë dhe demokratike e drejta e informimit dhe transparenca përbën një nga elementët thelbësorë që duhet të garantohen për të gjithë qytetarët.Transparenca nënkupton ndarjen e informacionit si edhe ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve në mënyrë të hapur me publikun. Aksesi i lirë ndaj informacionit luan një rol kyç në promovimin e transparencës dhe në parandalimin e korrupsionit, dhe si i tillë institucionet shtetërore duhet ta ofrojnë atë në kohë dhë në mënyrë të plotë për qytetarët, me qëllim që të garantojnë një përdorim sa më efektiv të tij.
Udhëzues informativ ligjor
Ky manual prezanton në mënyrë të përmbledhur kornizën ligjore se ku mbështetet e drejta për informim në Shqipëri. Synimi është që punonjësit e administratës publike, përfaqësuesit e OJF-ve qytetarët dhe të gjithë aktorët e interesuar të orientohen nga ana ligjore se ku mbështetet e drejta e tyre për informim. Autori nëpërmjet komenteve ka prezantuar edhe ato dobësi apo boshllëqe në legjislacion të cilat janë identifikuar. Nëpërmjet këtij botimi bëhet e mundur njohja më e mirë e legjislacionit duke e bërë më të lehtë zbatimin e tij dhe duke kontribuar në një ushtrim efektiv të së drejtës për informim.
Local Citizens Panel in Albania 7. – 9.5.2010
With “Sport and Cultures in Dialogue” project ISCA (International Sport and Cultures Association), CESS (European Confederation sport and Health) and project partners organize and facilitate a direct and trans-national dialogue between citizens in existing EU member countries and in candidate/potential candidate countries in South East Europe - Croatia, Macedonia and Albania. The dialogue is focused on the role of sport in developing civil societies and is highlighted current strengths and weaknesses of sport and its organizations.
Te njihemi me Pushtetin Vendor, shembull praktik: Bashkia Shkoder
Ky botim u mundësua nga Olof Palme Center në kuadër të projektit “Rinia si agjent i forcimit të demokracisë pjesëmarrëse dhe llogaridhënies institucionale në Bashkinë e Shkodrës” financuar nga Qeveria Suedeze. Mendimet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe Lëvizjes Europiane në Shqipëri, dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e organizatave mbështetëse.
Sport and Cultures in Dialogue
With the project “Sport and Cultures in Dialogue” ISCA (International Sport and Culture Association), CESS (European Confederation sport and Health) and 10 national sport organizations from 10 European countries set out to facilitate a direct and trans-national dialogue between citizens in existing EU member countries and in 3 candidate/potential candidate countries in South East Europe; Macedonia, Albania and Croatia focusing on the role that sport and sport organizations can play in developing strong civil societies.